Ministria e Diasporës ka ndarë 1 mijë euro për buqeta lulesh për dëshmorët, edhe pse varrezat e tyre ndodhen në gjendje të mjerueshme.
Ministria e Diasporës ka nënshkruar kontratë me vlerë 998.90 euro për blerje të buqetave të luleve.
Zyra për Media e Ministrisë së Diasporës i ka thënë KALLXO.com se këto buqeta lulesh janë blerë për një manifestim tradicional që ajo organizon.
“Lulet janë blerë për shkak të homazheve që Ministria e Diasporës bën në çdo përvjetor, në kohën e mbajtjes së manifestimit “Ditët e Diasporës”. Këto lule janë blerë për homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe te varrezat e dëshmorëve të tjerë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Diasporës.
Për këto lule Ministria e Diasporës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, deri në korrik të vitit të ardhshëm.
Deri më tani kjo ministri blerë buqeta lulesh me vlerë 311 euro.
Përderisa Ministria e Diasporës blen lule për t’i dërguar në varrezat e dëshmorëve, gjendja e këtyre varrezave është e mjerueshme.
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare