Kryenegociatorja e bisedimeve në Bruksel Edita Tahiri, ka thënë për Indeksonline se për Asociacionin e Komunave Serbe do të mund të bisedohet pasi Kosova ta ketë marrë kodin nga ITU, “United Nations specialized agency for information and communication Technologies”.
“Duhet të presim njëherë ta marrim kodin nga ITU pastaj flasim për Asociacionin e Komunave serbe”, ka thënë Tahiri.
Ditë më parë kryenegociatorja Tahiri është shprehur se themelimi i asociacionit është i kushtëzuar me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.
Kodi + 383 i është ndarë Kosovës nga ITU “United Nations specialized agency for information and communication Technologies”.
Zyrtarisht sipas webfaqes te BE-së, marrëveshja me Serbinë konsiston ne faktin se i mundëson të ketë filial në Kosovë një kompanie të sapo-krijuar Mts d.o.o për të vepruar si e licencuar për shërbime telefonike fikse në Kosovë dhe për të marrë një autorizim i përkohshëm për telefoninë mobile për dy vjet.
Mts d.o.o në Kosovë, do të ketë mundësi të vazhdojë të sigurojë nivelin aktual të mbulimit për klientët e saj. Marrëveshja gjithashtu mundëson transferimin e aseteve në Mts d.o.o pa ndonjë tarifë doganore, pra pa taksa apo akcizë.
Palët kanë rënë dakord për një periudhë prej dy vjetësh që të përdoret një qasje e dyfishtë numërimi, në mënyrë që të lejojë konsumatorët e kompanisë së re për të vazhduar përdorimin numrit të tyre ekzistues në Kosovë.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi