Pacolli takon partnerët e AKR-së nga ALDE, premtojnë perspektivë për të rinjt

13:11 | 16 Nëntor 2016
M. A.

Ish-presidenti i Kosovës dhe i kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është takuar me dy anëtarët e partnerëve të AKR-së nga Aleanca e Liberal Demokratëve Evropian ALDE, Ilhan Kyuchyuk deputet në Parlamentin Evropian si dhe Roman Jakiës ish-kryenegociator i bisedimeve për anëtarësimin e Sllovenisë në BE, transmeton arbresh.info

Pacolli tha se sot biseduam për krijimin e perspektives për të rinjtë e Kosovës, lëvizja e mallrave në mënyrë të lirë.

“Ne bashkëpunojmë me këtë aleancë. Andaj sot kam nderin të pres një delegacion të lartë nga ALDE. Sot biseduam për krijimin e perspektives për të rinjtë e Kosovës, lëvizja e mallrave në mënyrë të lirë dhe pa ide kjo nuk bëhet”, tha ai.

Eurodeputeri Ilhan Kyuchk tha se janë këtu të mbështesin AKR-në dhe se kanë biseduar për shumë çështje.

“AKR është partnerë i vazhdueshëm i ALD, është parti që bashkëpunon me ne në krijimin e ideve për të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa Roman Jakiës tha se kanë pasur një takim të rëndësishëm ku rezultatet e tij do të jenë në krijimin e ideve të përbashkëta për çdo gjë që i përket vendit dhe të rinjve të Kosovës.

“Do ta mbajmë edhe një konferencë këtu për këtë gjë dhe do të vihen në pah të gjitha këto”, tha ai.

Pacolli po ashtu tha se AKR do të krijoj vende punë nga 60-70 mijë për çdo vit.

“Asnjë parti nuk e ka bërë këtë andaj ne kemi plan program për këtë. Unë jam i mllefosur me kryeministrin sepse ne i kemi dërguar letra që të na i lëshoj disa fabrika që të investojmë dhe të krijojmë vende punë e në këtë mënyrë do të bëhej edhe rritje ekonomike. Po ashtu aspekt tjetër është edhe lëvizja e lirë në vendet evropiane gjë këtë të cilën se kanë përmbushur qeveritë dhe po na thonë që është problem vetëm demarkacioni por po dalin edhe gjëra tjera. Andaj AKR do ti bënte këto gjëra”, tha ai./Arbresh.info

img_7293-copy

img_7304-copy

 

Shpërndaje në rrjete sociale