Një 12-vjeçare nga Kolorado tentoi të vriste nënën e saj dy herë, ndërsa arsyeja është krejt qesharake. E mitura ndodhet në burg, pasi u përpoq të helmonte me pije nënën e saj dy herë duke i hedhur zbardhues, pasi nëna e saj i kishte marrë iPhone-in.
Tentativa e parë ndodhi më 2 mars, kur gruaja u sëmur pasi piu një lëng frutash dhe ndjeu një erë të veçantë, por mendoi se vajza nuk e kishte larë mirë gotën.
Herën e dytë më 6 mars, ajo e ndjeu zbardhuesin në pije e saj. Nëna u përball me vajzën, ku kjo e fundit i kishte thënë se po përpiqej ta vriste, pasi i kishte marrë iPhone-in e saj.
Policia nisi një hetim pasi gruaja u paraqit në spital më 6 mars dhe bën të mundur arrestimin e vajzës më 20 mars.
12-vjeçarja ndodhet në paraburgimin për të miturit, pasi ndaj saj rëndojnë dy akuza për “tentativë për vrasje e shkallës së parë”.
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...