Piloti meksikan i Formula 1, Sergio Perez, ndërpreu menjëherë marrëdhëniet me një prej sponsorëve të tij personal, pas në postimi në Twitter duke tallur meksikanët pas zgjedhjes së Donald Tramp si president i SHBA.
Tramp, në një nga premtimet e tij elektorale, ka thënë se do të ndërtonte një mur në pjesën jugore të vendit për të penguar emigracionin ilegal të meksikanëve. Pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kompania e prodhimit të syzeve të diellit, Hawkers, publikoi një “cicërimë” duke nxitur meksikanët që t’i blinin syzet.

“Meksikanë, vendosni këto syze, në mënyrë që të mos ju shohin duke qarë nesër kur të ndërtohet muri”, ishte mesazhi i cili ndonëse u fshi shumë shpejt, mbërriti në adresë të Perez.
“Nuk m’u duk aspak humoristik një koment i tillë. Kam vendosur të shkëpus çdo marrëveshje me këtë kompani”, tha Perez i cili kishte urdhëruar gjithashtu që Hawkers të ndalonin prodhimin e rreth 20 mijë palë syzeve të personalizuara me emrin e tij. “Ata ndjejnë keqardhje por edhe unë. Njoh pronarët, por njerëzit dhe populli im janë të parët, nuk do lejoj askënd të tallet me ta”, tha piloti i Formula 1.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...