Sulmuesi i Liverpoolit, Philipe Coutinho, ka hedhur poshtë rëndësinë e takimit me yllin e Barcelonës, Luis Suarezin.
Coutinho është lidhur me një kalim te Barcelona dhe mediat angleze kanë spekuluar se këtu po ndihmon edhe asi Luis Suarez.
“Ishte mirë, ishte mirë ta shoh Luisin”.
“Ai është një shok i mirë i imi, shok shumë i afërt, por të jem i sinqert kjo ndodhi për shkak se tri shokë të mi kërkuan bileta për ta shikuar ndeshjen”.
“Unë e takova atë, e përqafova dhe ai e pa vajzën time. Ai kishte mundësinë të më vizitonte më herët, kështu që edhe kësaj radhe mbajtëm një takim të shkurtër familjar”.
“Ai është shumë i lumtur. Ai ka pasion të madh për futbollin dhe ndjek Liverpoolin nga distanca, ai është shumë i lumtur dhe na ndjek prej atje në secilën ndeshje”, deklaroi Coutinho.
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...