Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj dhe Shefja e GP të Nisma-s, Valdete Bajrami sot do të mbajnë një konferencë për media, në lidhje me qëndrimin e subjekteve të tyre ndaj reformës zgjedhore.
Sipas njoftimit për media, konferenca e thirrur nga Lekaj dhe Bajrami, do të mbahet në orën 14:00.
“Sot në ora 14:00, në Selinë Qendrore të AAK-së në Prishtinë, do të mbajnë konferencë shtypi”, thuhet në një njoftim për media.
Ndryshe, AAK dhe Nisma i janë përgjigjur negativisht ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për takim në lidhje me reformën zgjedhore.
Ky takim ishte planifikuar të ndodhte sot.
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin