Rreth 60 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, përshirë edhe deputeten Donika Kadaj-Bujupi, asamblistin e Prishtinës, Ylli Hoxhën dhe ish-kryeinspektorin e Prishtinës, Xhelal Sveçla, kanë udhëtuar për në Prizren për të kërkuar lirimin e aktivistit të kësaj Lëvizje, Astrit Behari, njofton Klan Kosova.
Me pankarta në duar “Lironi Aktivistët” dhe “Lironi të Burgosurit Politik”, aktivistët e Vetëvendosjes protestuan para Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Xhelal Sveçla ka thënë se burgosja e aktivistëve të tyre “është shembulli më i mirë që tregon se është një komplot policore për të na i marrë aktivistët më të mirë”.
Protestuesit kanë qëndruar rreth gjysmë ore në Prizren derisa kanë paralajmëruar edhe aktivitete të tjera në kërkim të lirimit të Beharit e pjesëtarëve të tjerë të Lëvizjes.

SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin