Kabinete të reja për shkollat në Prishtinë Komuna e Prishtinës ka vazhduar me investimet nëpër shkolla në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira pune për arsimtarët dhe nxënësit, ashtu që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Sipas Komunës së Prishtinës, në 3 vitet e fundit, janë kompletuar me mjete pune 102 kabinete për shkenca natyrore nëpër shkollat e Prishtinës: 32 shkolla janë furnizuar me kabinete të kompletuara për lëndën e biologjisë; 34 me kabinete për kimi; 35 me kabinete për fizikë; dhe shkolla e mesme e mjekësisë me kabinet për farmaci.
“Tani e tutje, nxënësit e këtyre shkollave kanë mundësi që mësimin teorik nga klasa ta përforcojnë me punën praktike dhe eksperimente konkrete nëpër kabinete”, thuhet në një komunikatë për media.
Komuna e Prishtinës ka falënderuar mësimdhënëset dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre të palodhshëm në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, si dhe është e përkushtuar për sa më shumë investime të tilla që ndikojnë direkt në lehtësimin e punës së tyre në këtë drejtim.

Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje