Në solemnitetin e organizuar nga Gjykata Kushtetuese, për nder të 7-vjetorit të themelimit, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit, Presidenti Thaçi, Kryekuvendari Veseli dhe Kryeministri Mustafa, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mbajti fjalë rasti.Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, fjalimin solemn e hapi me thënien e Benjamin Franklinit, i cili ka deklaruar se “Kushtetuta u jep njerëzve të drejtën që të ndjekin mirëqenien e tyre, por individët duhet t’i kërkojnë vetë këto të drejta”.
Qyetarët duhet të kenë besim në kushtetutën e tyre, gjegjësisht në interpretuesin e vetëm të saj, Gjykatën Kushtetuese, theksoi Ministrja Hoxha dhe theksoi se gjatë punës së saj shtatëvjeçare, Kushtutuesja mori shumë vendime të rëndësishme për vendin.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është baza e shtetit tonë, është baza e vlerave tona dhe lirive e të drejtave themelore të njeriut. Përmes Kushtetutës, zbatimit dhe mbrojtjes së saj nga Gjykata Kushtetuese, të gjithë jemi të barabartë!”, theksoi Hoxha.
Ministrja Hoxha theksoi se rëndësia e Gjykatës Kushtetuese është e jashtëzakonshme, duke qenë kështjella më e mirë mbrojtëse, gardiani më i sigurtë dhe interpretuesi i Kushtetutës dhe normave të saj.Ministrja Hoxha përgëzoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke i shprehur mirënjohje të thellë dhe suksese në mbrojtjen e aktit më të lartë juridik të vendit.
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...