Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se qeveria serbe nuk do të mbajë politikën e pabesë dhe se ajo nuk është bashkëfajtore në krijimin e një Kosove ta pavarur.
Kështu Daçiq iu është përgjigjur kundërshtimeve të deputetëve të opozitës të cilët shprehën mendimin se fuqia e formimit të një fondi për Ballkanin Perëndimor praktikisht njeh pavarësinë e Kosovës.
“Ne jemi pro politikës së pabesë’, këto janë fjalët që keni përdorur, dhe kjo nuk është e saktë. Disa do të thonë se ne sakrifikojmë rrugën evropiane-jo me anë të flijimit, por me qëllim të ngadalësuar, por ne nuk jemi për hapjen e një kapitulli të ri në qoftë se kusht për Serbinë është që të humbasë asetet e saj si ajo e ‘Telekomit’”, ka thënë Daçiq.
Ai ka theksuar gjithashtu se qeveria duhet të jetë realiste.
“Gjithçka që po ndodhë është e hapur. Nuk ka ndonjë sekret”, ka thënë Daçiq sa i përket proceseve të tanishme.
“Kjo nuk është vetëm çështje e BE-së, ne kemi Rusinë si një faktor shumë të rëndësishëm, pasi nuk do i bëjmë dëm askujt. Gjëja më e rëndësishëm është që të shikojmë në interesat e juaja” ka përfunduar Daçiq.
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...
Uji i pijshëm nga Badovci, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen 2...
Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë