Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI -së, në vigjilie të aktiviteteve parazgjedhore, sot në selinë e Partisë në Tetovë organizoi një takim me kryetarët e forumeve rinore të degëve të Bashkimit Demokratik per Integrim.
Qëllimi i takimit, siç njoftojnë nga Zyra për informim e BDI-së, është informimi i ndërsjellë për platformën politike me të cilën do të hyjë Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e 11 dhjetorit ku pritet që edhe një herë të dëshmohet pozita e pakontestueshme e partisë si faktor udhëheqës në bllokun politik shqiptar.
“Ky takim u realizua në prag të takimit që kryetari i BDI-së do ta mbajë me të rinjtë e BDI-së të dielën e ardhshme më 30 tetor në Shkup, me çka edhe një herë do të dëshmohet interesimi dhe kujdesi që ka partia ndaj brezit të ri”, thuhet në kumtesë.
Bashkimi Demokratik për Integrim, shtohet më tej, “gjithnjë i ka kushtuar rëndësi aktivizmit rinor në radhët e veta dhe kjo shihet në përkrahjen që ua japin organet më të larta të rinjve në promovimin e tyre si faktor progresiv të shoqërisë”.
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...