Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë aplikuesit shqiptarë për Lotarinë Amerikane të njohur si “Green Card” që të mos bien pre e mashtrimeve. Me anë të një njoftimi, Ambasada Amerikane tregon përsëri procedurat e aplikimit në mënyrë për të iu shmangur mashtrimeve.
“Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 vazhdon që prej datës 3 Maj 2016 deri më 30 shtator 2017, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë http://dvlottery.state.gov/esc. Mbani mend, Departamenti i Shtetit nuk do u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me email. Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është vetëm për t’ju udhëzuar që të hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve ëëë.dvlottery.state.gov ku do të gjeni udhëzime specifike për çështjen tuaj. Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk ju kemi thënë më lart, injorojeni atë, është një mashtrim” thuhet në njoftim.
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...