Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve në vazhdim do të ngritën temperaturat, krahasuar me ditët e kaluara të javës.
Sipas IHMK-së, fushat me presion të lartë atmosferik të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e vendit do të jenë stabile dhe të qëndrueshme, duke karakterizuar mot pjesërisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të ulen nën vlerat e mesatareve shumëvjeçare, deri sa maksimalet e ditës do të ngritën dukshëm krahasuara me këto tri ditët e kaluara të javës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 14-19 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.
Fundjava pritet të jetë me temperatura rreth 17-19 gradë Celsius.
“Gjatë ditës së diele pritet që mbi vendin tonë të depërtojë një front me masa të ngrohta të ajrit duke gjeneruar vranësira të çrregullta , të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu”, thuhet më tej në njoftim.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...