Autoritetet greke kanë refuzuar azilin për katër ushtarëve tjerë nga Turqia të cilët u larguan nga vendi në prag të grusht shtetit në muajin korrik.
Tetë ushtarakët ikën nga Turqia në qytetin grek Aleksandropolis me helikopter dhe të gjithë mbetën në paraburgim në Athinë, raporton AP, transmeton koalb.com.
Shtatë ushtarëve u është refuzuar azili, ndërsa pritet vendimi edhe për ushtarin e tëtë. Ata kanë të drejtë ankesë para se deportohen në Turqi.
Avokatët që përfaqësojnë ushtarakët kanë argumentuar se ata do të përballen me keqtrajtimin në Turqi dhe kanë akuzuar qeverinë greke mbi refuzimin e azilit.
Në një deklaratë për The Associated Press, avokatët e ushtarëve nga Turqia kanë deklaruar se nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtë në Greqii.
“Ne besojmë se vendimi i marrë nga shërbimi për azil nuk është bazuar në ligjet dhe praktikat ndërkombëtare dhe ato të BE-së”, thuhet në deklaratë.
Sipas avokatëve refuzimi për azil është marrë nën ndikimin e veprimeve politike nga të dyja vendet.
“Ne kemi ardhur në Greqi për të shpëtuar jetët tona dhe të mos bëhet mjet i politikës së jashtme dhe marrëveshjeve dypalëshe”, citohet të ketë thënë njëri nga ushtarët.
Zyrtarët grekë nuk kanë pranuar të komentojnë mbi rastin në fjalë.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...