Një 23 vjeçar është vetëvrarë pasditen e sotme në Vushtrri.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se 23 vjeçari është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas tij, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Ai nuk ka bërë të ditur detaje të tjera nga ky rast.
Në anën tjetër, burime të KosovaPress bëjnë të ditur se viktima është vetëvrarë me litar, pasi që është gjetur pa shenja jete në litar brenda hapësirave të shtëpisë së tij.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...