Kryeministri shqiptar Edi Rama ka replikuar ashpër sot në Parlament me kundërshtarin e tij, ish-kryeministrin Berisha. Shkak janë bërë disa përgjime të publikuara së fundmi nga Berisha, të cilat tregojnë biseda audio të Ramës dhe Metës gjatë takimeve të tyre elektorale nëpër rrethe, ku u kërkohet drejtorëve të administratës që të sigurojnë votat e së majtës në zgjedhjet e 21 qershorit.
Kryeministri Rama nuk i pranon këto regjistrime si të vërteta, por si montime të Berishës, dhe sqaron se takimi në Shkodër ka qenë thjesht në kuadër të fuashtës por kurrë nuk është kërkuar blerja e votës.
Ndërsa akuzoi Ramën se është i sëmurë, ish-kryeminsitri Berisha tha se nuk ka asnjë montim në audio-regjistrimin e publikuar për të, dhe se ai ka ruajtur privatësinë sipas ligjit, duke i hequr figurën regjistrimit dhe duke lënë vetëm zërin.
Referuar regjistrimit, Berisha tha se aty dëgjohet shumë mirë Rama ndërsa u thotë drejtorëve se, nëse nuk vidhni vota, më mirë ikni fare. Për Berishwn këto janë fakte që tregojnë se zgjedhjet janë në rrezik të madh, dhe se këto regjistrime do t’i bëhen të ditura çdo zyre të BE-së.
Përgjimet për të cilat flet Berisha u publikuan dy ditë ma parë nga vetë ish-kryeministri, ku dëgjohej një bisedë e kryeministrit Rama që u thoshte drejtorëve të administratës në Shkodër se duhet të ruajnë votat e majta më 21 qershor.
Në përgjimin e publikuar nga Berisha, Rama u drejtohet me këto fjali drejtorëve në Shkodër: “…Çdo drejtor, çdo shef, çdo përgjegjës, çdo person që ka marrw një fije pushtet nga PS dhe nga LSI, duhet të garantojë që do ta ketë prapë më 22 qershor. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale…”.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...