Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një njoftimi për medie, sqaron trajtimin e zyrtarëve të pezulluar nga puna për arsye të problemeve me drejtësinë.
Në njoftim thuhet:
“Në kuadër të MMPH-së janë marrë disa vendime në harmoni me politikat e Qeverisë për pezullim të zyrtarëve, të cilët kanë raste të hapura të natyrave të ndryshme në sistemin e drejtësisë.
Në rastin konkret, pezullimi i zyrtarëve nga MMPH është bërë në përputhje me Ligjin për shërbimin civil me pagesë prej 50% të pagës, ky pezullim është një masë e përkohshme me karakter parandalues e cila aplikohet për të mundësuar përfundimin sa më të shpejtë të procedurave të cilat janë në proces.
Rastet aktuale të pezullimit nuk ndërlidhen me punën brenda MMPH-së, veçanërisht rasti i Drejtorit të Departamentit të Ujërave z.Bajraktari nuk ka të bëjë me çështjet e potencuar nga mediat, por ka të bëjë me deklarimin e pasurisë.
Ndërsa sa i përket shkrimeve dhe pretendimeve të mediave lidhur me mos inkasimin e borxheve të kompanive për taksën ujore, MMPH iu bën me dije se tani më lënda është përgatitur dhe është gati të dërgohet në Prokurorinë e Shtetit për zbardhjen e të gjitha detajeve lidhur me këtë rast”.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...