Faqet në Facebook së shpejti do të mund t’i humbin disa nga fansat dhe pëlqimet e tyre. Rrjeti social Facebook ka njoftuar se do ti largojë pëlqimet nga llogaritë e deaktivizuara, këtë njoftim rrjeti social e ka shfaqur tek çdo faqe(ang.FanPage) në Facebook.
Ky veprim pritet të jetë një humbje e madhe për kompanitë që kanë punuar se si të arrijnë më shumë pëlqime në rrjetin social, sepse në faqet e tyre ka edhe llogari dhe njerëz që paraqiten si fansa, por që aktiviteti i tyre është shuar prej kohësh.
Mirëpo Facebook thotë se kjo lëvizje do tu ndihmojë bizneseve që ta dinë se kush janë fansat e tyre aktual dhe ta përcjellin aktivitetin e tyre të vërtetë në faqet e tyre brenda Facebook.

Një hap të tillë me herët e kishte ndërmarë edhe Instagram, ku humbës më i madh ishte Justin Bieber i cili kishte humbur plotë 3.5 milionë ndjekës në këtë rrjet./itshqip
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...