Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka deklaruar sot se ata që shfrytëzojnë “të gjitha armët destruktive” në Siri kryejnë krime lufte dhe ka paralajmëruar se situata në qytetin Alepo “është më keq se sa në thertore”.
Ban ka dënuar sulmet në dy spitalet më të mëdha në Alepo duke i quajtur krime lufte, transmeton AFP.
“Të jemi të qartë. Ata që shfrytëzojnë të gjitha armët destruktive saktë e dinë çka bëjnë. E dinë se bëjnë krime lufte”, ka thënë Ban në Këshillin e Sigurimit.
“Paramendojeni shkatërrimin. Njerëzit me duar dhe këmbë të këputura. Fëmijët me vuajtje të tmerrshme të cilëve askush nuk u ofron ndihmë. Paramendojeni thertoren. Kjo është e tepërt”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...
Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije