Një helikopter ushtarak zviceran Super Puma u rrëzua të mërkurën në Alpe, duke lënë të vdekur dy pilotë dhe duke plagosur një asistent fluturimi.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Forcave Ajrore të Zvicrës, Aldo Schellenberg, i cili theksoi se përplasja në në rajonin qendror Gothard ishte pjesë e një Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të inspektorëve në Europë, transmeton koalb.com.
Katër oficerë francezë dhe disa shoqërues zviceranë kishin lënë helikopterin pak para fluturimit. Ndërkohë, të gjitha trajnimet fluturuese në Super Pumas janë pezulluar.
Sipas zyrtarëve ky është aksidenti i parë me Super Puma që nga 30 marsi i vitit 2011, kur tre persona mbetën të plagosur.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE