Gjatë natës së mbrëmshme, oficerët doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.
“Dy shtetas të Kosovës me automjet me targa të Kosovës gjatë kalimit të kufirit janë ndalur për kontroll rutinor. Gjatë kontrollit në vijën e parë, oficerët doganor kanë vërejtur një qese të dyshimtë në brendi të automjetit. Automjeti dhe personat menjëherë janë ndaluar dhe ka filluar kontrolli detal. Kontrolli i tërësishëm i automjetit në vijën e dytë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me ndihmën e pajisjeve te EXBS ka hasur edhe në qese të tjera ku njëra nga qeset u gjet në motorin e automjetit”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe lënda narkotike (2 kg) i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE