Këshilli i Prindërve të Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka shprehur shqetësimet lidhur me paralajmërimin e SBASHK-ut, për fillimin e grevës së mundshme të mësimdhënësve të nivelit para universitar të Kosovës, të parapara për fillimin e tetorit.
Në një njoftim për media thuhet se prindërit janë të vetëdijshëm për rolin që kanë luajtur mësimdhënësit në vitet e nëntëdhjeta kur Kosova ishte nën okupimin e egër e ku mësimi u mbajt në kushte e rrethana mjaft të vështira.
“Normalisht se për këtë pjesë të zhvillimit të Arsimit në Kosovë, mësimdhënësit meritojnë të trajtohen në mënyrë ligjore e pse jo edhe të shpërblehen nëse Shteti i Kosovës ka mundësi buxhetore. Shpresojmë se edhe Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës e ndanë këtë mendim dhe se në kuadër të kornizave ligjore dhe mundësive buxhetore do ta trajtojnë këtë çështje dhe se mësimdhënësve të viteve nëntëdhjeta do të ju jepet kontributi i merituar. Të gjithë ne kuptojmë kërkesat e Sindikalistëve të Arsimit dhe gjendjen e rënduar financiare të personelit arsimor”, thuhet më tej në njoftim.
Këshilli i Prindërve ka kërkuar nga Sindikata e Arsimit që ta shqyrton më me seriozitet paralajmërimin për ndërprerje të mësimit pasi që në këtë mënyrë po i shkaktohet barrierë procesit edukativo-arsimor dhe në rend të parë po humbin nxënësit.
“Ne, Këshilli i Prindërve të Kosovës , kërkojmë nga ana e Kryesisë së SBASHK-ut që të jetë e matur në veprimet e tyre dhe mos të ndërmarrin veprime të ngutshme dhe të dëmshme për procesin mësimor dhe të kenë mirëkuptim për nxënësit sepse çdo ndërprerje e mësimit pavarësisht arsyes dhe rrethanave ndikon drejtpërsëdrejti në ngritjen e cilësisë në arsim. Po ashtu kërkojmë nga MASHT-i dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet ligjore ndaj mësimdhënësve dhe Shkollave në përgjithësi”, vazhdon njoftimi.
Nëpërmes kësaj komunikate ,Këshilli i Prindërve të Kosovës, u bën apel të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që t’i përkushtohen mësimit dhe rritjes së cilësisë në arsim.
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...
Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshi...
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...