Konflikti në Siri: SHBA e ‘zemëruar’ rreth sulmit të karvanit të ndihmave

10:13 | 20 Shtator 2016
M. A.

Qeveria e SHBA-ve ka shprehur ‘zemërim’ rreth sulmit ndaj një karvani të ndihmave afër qytetit të Aleppo-s, një monitorues i luftës thotë që la të vdekur 12 persona.

OKB-ja ka konfirmuar se karvani është goditur në afërsi të qytetit të Urm al-Kubra, pa dhënë detaje, shkruan BBC.

Por aktivistët thonë se një sulm ajror goditi kamionët disa orë pasi ushtria deklaroi një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA dhe Rusia.

Ndërkohë, Uashingtoni thotë se do të “rivlerësojë perspektivat e ardhshme për bashkëpunim” me Moskën.

“Destinacioni i kësaj kolone ishte i njohur për regjimin sirian dhe Federatën Ruse,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit John Kirby, transmeton KosovaPress.

“E megjithatë këta punëtorë ndihmës u vranë në përpjekjet e tyre për t’i siguruar lehtësim popullit sirian”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale