Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, vlerëson se pas takimeve pozitë dhe opozitë ajo që do të fitojë është Kosova.
Sherifi, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se partia të cilës ai i takon, këtij dialogu që nga fillimi i është qasur me seriozitetin e duhur.
“Nuk mund sot të them me siguri të plotë se cili do të jetë epilogu i këtij procesi të dialogut pozitë-opozitë për çështjen e demaskimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi por një gjë duhet të gjithë ta kenë parasysh se nga ky proces fituese duhet të del Kosova”, ka thënë Sherifi.
Ai ka lavdëruar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Vetëvendosjes në këto takime duke thënë se tashmë VV e ka parë që është e mundur me u taku më partitë në pushtet dhe të mos “koketosh” me to.
“Pjesëmarrja e VV-së në për herë të parë në këto takime është një lajm i mirë, shpresoj që ata do të vazhdojnë të marrin pjesë edhe në takimet e ardhshme. Pjesëmarrja e VV-së në takimin e mbrëmshëm po ashtu është e rëndësishme edhe për një arsye tjetër. Ata, besoj se e kanë parë që është e mundur të takohesh me partitë në pushtet dhe të mos “Koketosh” me ta, është e mund të takohesh me ta dhe të mos “tradhtosh” dhe të mos ndryshosh qëndrimet për çështjet e caktuara”, ka theksuar Sherifi.
Takimi i mbrëmshëm sipas tij, është zhvilluar në një atmosferë të mirë.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...