Ish-presidenti i Kosovës, dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se humbja e Heset Cakollit është një lajm shumë i rëndë.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e papritur të mikut dhe bashkëpunëtorit tim që nga ditët e para në politikë Heset Cakolli”, shkruan Pacolli.
Pacolli ka thënë se me Hesetin ka pasur shumë kujtime.
“Duke qenë deputet I AKR në mandatin kur u shpall pavarësia e vendit, Heseti ishte ndër ata bashkëpunëtorë me të cilët këshillohesha vazhdimisht se çfar qasje duhet të ndjekim si parti, në mënyrë që të kontribuojmë në procesin shumë të rëndësishëm të shtetndërtimit”, shkruan mes tjerash Pacolli.
Ky është postimi i plotë i z.Pacollit:
Heset Cakolli, ndërroi jetë…
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e papritur të mikut dhe bashkëpunëtorit tim që nga ditët e para në politikë Heset Cakolli.
Duke qenë aktualisht jasht vendit, lajmi i papritur i vdekjes së Hesetit ishte shumë i rëndë për mua. Me Hesetin më lidhin shumë kujtime. Duke qenë deputet I AKR në mandatin kur u shpall pavarësia e vendit, Heseti ishte ndër ata bashkëpunëtorë me të cilët këshillohesha vazhdimisht se çfar qasje duhet të ndjekim si parti, në mënyrë që të kontribuojmë në procesin shumë të rëndësishëm të shtetndërtimit. Heseti ishte fjalëpak por punëtor dhe njeri shumë I mirë. Ai e donte Kosovën të zhvilluar dhe me mirëqenie për qytetarët e saj. Është e dhimbshme për mua humbja e një miku si Heset Cakolli. Zoti e shpërbleftë me parajsë shpirtin e tij.
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...