Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të pandehurit S. R.
“ Personi në fjalë në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në ndërmarrjen “Eco Higjiena” në Gjilan, dyshohet se ka përpiluar dhe falsifikuar vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin dhe shitjen easeteve, të cilat asete janë shitur pa u vlerësuar dhe pa kurrfarë kriteri.
Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale: falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...