U këndua himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor”

20:19 | 3 Shtator 2016
M. A.

Nënë Tereza do të kthehet zyrtarisht në shenjtore ditën e diel, në 19-vjetorin e vdekjes së saj. Ndërkohë sonte, po mbahet koncerti i madh me shqiptarët në vatikanë, aty ku nesër do të shenjtërohet shqiptarja që njihet se një nga gratë më humaniste në botë.

Në interpretimin e sotëm në bazilikën e Shën Palit, u interpretua edhe himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor”, me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë.

Himni u këndua nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrant nga Shqipëria e Maqedonia.

Më poshtë e dëgjoni të plotë himnin, regjistrim nga interpretimi i Inva Mulës në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale