Bazilika e Shën Palit, në Vatikan, nuk ka pritur asnjëherë më shuam shqiptarë se sa sonte.
Në koncertin që ka nisur nga ora 19:30, një organizim i Kishës katolike të Kosovës, janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Filarmonisë së Kosovës, përcjell nga emrat më të njohur shqiptarë të artit dhe sportit në botë. Koncertin janë duke e përcjellur edhe personalitete më të larta të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria.
Në fjalën e tij hyrëse, imzot Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, dha një historik poetikë për jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës.
Nesër, Nënë Tereza do të kthehet zyrtarisht në shenjtore, pikërisht në 19-vjetorin e vdekjes së saj. Nënë Tereza është e njohur kudo në botë si një nga gratë më humaniste, e cila ndihmoi në shërimin e fëmijëve të sëmurë dhe atyre që kanë pasur nevojë për ndihmë.
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas