Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, përmes një shënimi në faqen e tij në facebook, u ka dërguar një mesazh kundërshtarëve të tij politikë.
Mustafa thotë se as arsenali i rrezikshëm i gjetur nga Policia e Kosovës, nuk i lëkund institucionet e shtetit.
“Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti”, shkruan kryeministri.
Tutje, Mustafa ka dhënë mesazhin se demarkacioni do të ndodhë, e bashkë me të edhe asociacioni, riformatimi i Qeverisë dhe shumë procese të tjera. Më poshtë lexoni të plotë shënimin e kryeministrit Mustafa:
Të dashur miq,
Kërcënimet, presionet dhe ultimatumet, nga kushdo qofshin ato, nuk do të bëjnë punë. As arsenali shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, sidomos të policëve tanë, që u zu dhe u prezantua para qytetarëve, nuk i lëkund institucionet e shtetit.
Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti.
Demarkacioni do të ndodhë, Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reformatimi dhe shume procese të tjera.
Do të japin përgjegjësi para ligjit të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin.
Do të punojmë në interes të Kosovës, të sovranitetit shtetëror dhe të fuqizimit ndërkombëtar. IM
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj