Ne kuadër te procesit te riorganizimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, sot dega e AKR-së në Dragash, në prani të një numri të madh të të rinjve, ka mbajtur Kuvendin e Forumit Rinor ku ka zgjedhur kryetarin dhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit të degës.
Në prani të 55 delegatëve, me shumicë votash, kryetar i Forumit Rinor në degën e AKR-së në Dragash u zgjodh Driton Ramadani.
Kryetari i sapo zgjedhur Driton Ramadani, në fjalën e tij para delegatëve, tha se do të angazhohet për implementimin e planeve të Aleancës Kosova e Re të dedikuara për të rinjtë, të cilat janë pjesë e programit zhvillimor të partisë, ai po ashtu i falënderoi delegatët për besimin e dhënë.
I pranishëm në këtë Kuvend ishte edhe koordinatori i degës së AKR-së në Dragash, Zaim Hajredini, i cili i falënderoi të rinjtë e Dragashit që e kanë zgjedhur AKR-në dhe deklaroi se Aleanca Kosova e Re, do te vijë në pushtet pa gënjeshtra, me sinqeritet dhe drejtësi. “Ne e kemi zgjedhur rrugën e drejtë, larg mashtrimeve dhe manipulimeve të qytetarëve”, u shpreh, Hajredini.
Prezent në këtë Kuvend ishte edhe koordinatori nga Forumi Rinor i AKR-së në nivel qendror, Zijadin Geci, i cili i falënderoi të rinjtë për pjesëmarrje dhe deklaroi se rinia e Dragashit tashmë e ka një vend ku mund t’i adresojë problemet.
Forumi Rinor i Aleancës Kosova e Re në Dragash, zgjodhi edhe nënkryetarët, Neshat Mehmeti dhe Driton Kamberi, ndërsa sekretare e Forumit Rinor të degës, u zgjodh Xheneta Rexhepi.

Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...