Vëllezërit Veton dhe Valon Berisha janë shumë pranë pranimit të ftesës së Kombëtares së Kosovës
Përzgjedhësi i Norvegjisë, Per-Mathias Hogmo ka thënë se vëllezërit Veton dhe Valon Berisha kanë refuzuar Kosovën,
Por, shumë shpejtë ka ardhur përgjigja e menaxherit të Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili ka thënë se vëllezërit Berisha janë akoma duke i shqyrtuar detajet e fundit para se të marrin vendimin definitive dhe janë shumë afër t’ i thonë PO vendit të tyre të origjinës.
“Deklaratat e trajnerit të Norvegjisë se Valon dhe Veton Berisha janë përcaktuar për të luajtur për Norvegjinë, nuk janë aspak të vërteta. Dy vëllezërit Berisha janë akoma duke i shqyrtuar detajet e fundit para se të marrin vendimin definitive dhe janë shumë afër t’ i thonë PO vendit të tyre të origjinës. Ata sot kanë pasur kontaktet e radhës me përzgjedhësin Albert Bunjaku dhe tashmë mbetën vetëm bisedat e fundit me familjen e tyre para se të marrin vendimin definitive!
Pavarësisht se janë në listën e Norvegjisë, ata nuk kanë marrë akoma vendimin definitive, e nesërmja është dita vendimtare për vendimin e tyre!!! KOSOVA2018!!!”, ka shkruar Shala në Facebook.
Kujtojmë se Kosovës deri me tani i kanë thënë Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala, Sunan Bytyqi dhe Amir Rrahmani, ndërsa janë në pritje edhe të emrave tjerë të mëdhenj të futbollit evropian.

Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale