Deri sa po afrohet 1 shatori, dita kur Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore, për të mos lejuar që në seancën e Kuvendit të votohet demarkacioni me Malin e Zi, deputetit i VV, Albin Kurti, në 11 vjetorin e themelimit të partisë së tij në Gjilan, iu bëri thirrje aktivistëve gjilanas për angazhim maksimal që protesta e 1 shtatorit të jetë sa më masive.
Albin Kurti, në para të pranishmëve në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka shpjeguar për historikun e zhvillimit të partisë që ai i takon.
Veç deputetit Albin Kurti, ka folur edhe kryetarja e Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan, Besa Baftiu, e cila ka folur për sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo qendër përgjatë këtyre viteve të organizimit, si dhe për rritjen e vazhdueshme të Lëvizjes në këtë komunë, më theks të veçantë në muajt e fundit përgjatë rezistencës së vazhdueshme në kundërshtimin të proceseve të dëmshme nëpër të cilat po kalon Kosova.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...