Subjektet opozitare nuk kanë ndërruar qëndrim rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, as pas mesazheve të nënpresidentit amerikan, Joe Biden, për ratifikim të saj.
Mesazhet e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për të ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk i kanë lëvizur subjektet opozitare nga qëndrimi kundër Marrëveshjes së 26 gushtit 2015.
Opozitarët thonë se nuk mund të pranohet Marrëveshja me të cilën, sipas tyre, Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Në anën tjetër përfaqësuesit e Qeverisë shpresojnë që mesazhet e Biden-it për ratifikim të demarkacionit të merren parasysh nga opozitarët.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, duke folur për takimin e zëvendëspresidentin amerikan, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se Kosova duhet ta përmbushë obligimin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahës të parezervë të Republikës së Kosovës, por është shumë e qartë se Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj në raport me ratifikimin e demarkacionit si dhe lidhur me marrëveshjet e dialogut në Bruksel. Përkrahja e SHBA-ve do të jetë edhe më e fuqishme kur Kosova tregohet partner serioz në përmbushjen e obligimeve të saj ndërkombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Silva drejt transferimit tek Inter Miami
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse pro...
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person