Shkruan: Jusuf Thaçi
Nëse SBASHK-u është në grevë vetëm për realizimin e rritjes 0.5% për vit të përvojës së punës, atëherë kjo nuk është grevë, por sabotim!
Ja përse nuk është grevë:
Qeveria dhe ministritë përkatëse kanë deklaruar se kjo rritje do të realizohet në pagat e këtij muaji, pra muajit prill. Ligjërisht, afati për pagesën e pagave të prillit është fundi i muajit, pra 30 prilli (bile deri me datën 5 të muajit pasues). E pra, si mund të mbahet grevë më 29 prill, kur ende nuk janë dalë pagat dhe ende nuk dihet nëse Qeveria do ta mbajë premtimin ose jo.
Tash, nëse pagat e prillit dalin me këtë rritje dhe SBASHK-u nuk ka kërkesë tjetër dhe e ndërpret grevën, atëherë logjikisht del që SBASHK-u nuk qenka një organizatë sindikale, por një organizatë bashibuzukësh, sepse sindikata organizon grevë pas tejkalimit të afateve ligjore për realizimin e kërkesës e jo para përfundimit të afateve ligjore.
Për më tepër, përfaqësuesi i SBASHK-ut paska deklaruar: “Mësimdhënësit janë të vendosur që edhe nesër te këtë grevë sepse duhet me i pa vet ata pagat”. Nëse shkojmë sipas kësaj logjike, atëherë duhet të rrimë non-stop në grevë, sepse duhet të presim derisa t’i shohim edhe pagat e muajve vijues, se mos po i zvogëlon Qeveria!
Kosova vërtet ka nevojë për sindikata!
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia