Jahjaga e përgëzoi Gërxhaliun dhe biznesmenët për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Ajo theksoi përkushtimin e saj dhe të institucioneve për krijimin e klimës më të favorshme për zhvillim të bizneseve vendore, atyre nga diaspora si dhe për tërheqje të investimeve të huaja.
Kryetari i OEK-së, Safet Gërxhaliu e njoftoi Presidenten Jahjaga me kushtet e të bërit biznes në Kosovë dhe kërkoi mbështetjen e saj për një klimë më të favorshme për zhvillimin e ndërmarrjeve vendore si dhe për plasimin e produkteve vendore në tregun ndërkombëtarë.
Në emër të OEK-ut, Gërxhaliu i dorëzoi Presidentes Jahjaga mirënjohjen për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës, për promovimin dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia