Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është shtuar numri i aksidenteve me fatalitet. Shkaktari kryesor, sipas Policisë së Kosovës, mbetet faktori njeri, por edhe faktor tjerë ndihmues, siç janë edhe veturat e vjetruara në qarkullim. Aktualisht në Kosovë janë mbi 307 mijë vetura të regjistruara për qarkullim, derisa mbi 90 mijë janë të vjetra më shumë se 20 vjet.
Në rrugët e Kosovës qarkullojnë rreth 100 mijë vetura, të cilat janë prodhuar para më shumë se 20 vjetëve, përderisa ka vetura të regjistruara që kanë dalë nga fabrika 66 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1950.
Për shkak të numrit të madh të veturave të vjetra që qarkullojnë në Kosovë dhe si pasojë e moskontrollimit të mirë teknik të tyre vlerësohet se janë shtuar aksidentet me fatalitet në komunikacion.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) kanë bërë të ditur për “Zërin” se në Kosovë janë të regjistruara mbi 307 mijë vetura, përderisa një përqindje e madhe e tyre janë të prodhuara para vitit 2000.
“Numri i automjeteve me validitet për qarkullim është 307 mijë e 518 vetura. Vjetërsia e tyre është nga viti 1950 e deri në vitin 2016”, ka thënë Rroksana Qarri, zëdhënëse e MPB-së… Zeri
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...