Kosova në ditë zie

08:15 | 24 Korrik 2016
M. A.

Në nderim të viktimave me prejardhje nga Kosova që u vranë në Mynih të Gjermanisë, sot në Kosovë është ditë zie.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”, ka kumtuar Thaçi.

Sipas këtij vendimi, sot udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit. Flamuri i shtetit do të jetë në gjysmë shtizë, ndërkohë që agjendat zyrtare të vendit do të shtyhen për ditë të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale