Qytetarët përballë temperaturave të larta në kryeqytet (FOTO)

17:30 | 22 Korrik 2016
M. A.

Pas disa ditëve me mot të freskët, përsëri janë rikthyer temperaturat e larta.

Në sheshet e kryeqytetit shihen qytetarë të shumtë, të cilët po mundohen që të gjejnë zgjidhje për freskim në këto ditë të nxehta.

Ata qytetarë të cilët kishin dalë për shëtitje kërkonin vende me hije, ku do të mund të gjenin freskim, përderisa fëmijët po shfrytëzonin fontanën në sheshin “Skenderbeu”, e cila në këtë rast po kryente funksionin e pishinës.

Për shkak të temperaturave të larta, nuk kanë munguar as rekomandimet e mjekëve që të mos ekspozohemi në diell.

KosovaPress përmes disa fotografive të realizuara nga fotografi Jasir Zeqiri, ju sjellë disa momente të qytetarëve, ku shihen ‘zgjidhjet’ e tyre për përballje me temperatura të larta.

dsc-0007_2316 dsc-0178_7582 dsc-0135 dsc-0088_6413 dsc-0059_3443 dsc-0042_9964

 

Shpërndaje në rrjete sociale