Presidenti i AKR-së, z.Behgjet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar shtetin e Kosovës për njohjen e pavarësisë nga Surinami.
Lexoni postimin e plotë:
Urime Kosovë, sot erdhi njohja nga Surinami, lajm shumë i mirë për Kosovën. Shteti ynë ka shumë nevojë për njohje të reja. Aq sa kemi nevojë për njohje të reja, aq më teper kemi nevojë që t’i mbajmë dhe t’i kultivojmë marrëdhëniet me shtetet të cilët na kanë njohur. Sa e rëndësishme është kjo, e ka treguar së fundi rasti i UNESCO-s vitin e kaluar, ku disa shtete që spontanisht e kishin njohur Kosovën nuk na mbështetën më pas në UNESCO. Na priftë e mbara! ??
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri