Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës Agron Borovci, ka thënë se dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kanë kryer plaçkitën në filialen e Bankës Kombëtare Tregtare-BKT.
Sipas Borovcit, të dyshuarit pasi kanë kryer aktin kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Me date, 21.07.2016, ne ora 16:47, Policia ka marre informatën se në lagjen Dardania respektivisht në rr.”Ilaz Kodra” ne Prishtine ne filialen e Bankës Kombëtare Tregtare-BKT-se, ka ndodhur një grabitje e armatosur. Sipas informatave të para dyshohet që grabitjen e kanë kryer dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri ( revole).
Të dyshuarit pasi kanë kryer aktin kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Borovci.
Borovci po ashtu ka thënë se përveç grabitjes se parave nuk raportohet për të lënduar ose përdorim armesh.
“Policia po bashkëpunon me zyrtaret e bankës për të konfirmuar shumën e parave të grabitura, ndërkohe që ka filluar një hetim lidhur me rastin si dhe po punon për identifikimin e personave të dyshuar të implikuar në rast” ka thënë Borovci. Zeri
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...