
BRUGGE, BELGIUM - AUGUST 25: Adnan Januzaj of Manchester United warms up during the Manchester United training session held at Jan Breydel Stadium on August 25, 2015 in Brugge, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
Januzaj nuk është më një prej lojtarëve që konsiderohet si pjesë e formacionit te United, madje edhe vitin e kaluar ai u huazua te Borussia Dortmund përpara se të rikthehej sërish te rezervat e klubit nga Manchester.
Por siç ka raportuar italiania CalcioMerkatoWeb, Inter mund t’i ofronte një zgjidhje Januzajt. Sipas sajtit italian Inter ka gati një ofertë për belgun pas vështirësive që po kalon me transferimet e Joao Mario dhe Antonio Candreva.
Klubi italian është gati ta huazojë lojtarin me origjinë shqiptare me të drejtë blerje vitin tjetër prej 8 milionë euro.
Kontrata e Januzajt me United skadon në vitin 2018. Deri tani ai ka bërë 50 paraqitje duke shënuar pesë gola me United.
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...