Policia e Kosovës ka ndërmarr një plan të veçantë për parandalimin e aksidenteve rrugore, të cilat kohëve të fundit janë shpeshtuar. Madje, numri i tyre shkon shumë lart në dallim prej viteve të kaluara, me një shifër alarmante edhe me të vdekur.
Kësisoj, përpos njësiteve rrugore të PK-së, në rrugët e vendit të pranishme do të jenë edhe veturat pa logo, aso civile.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Baki Kelani ka konfirmuar për “Indeksonline” me qëllim të parandalimit te aksidenteve dhe shtimit te sigurisë ne trafik, tani është filluar ky plan policor, i veçantë, i cili ka të bëjë me përdorimin e veturave zyrtare pa shenja policore (dukje si vetura civile).
“Qëllimi i kësaj është të vëzhgohen pjesëmarrësit ne trafik dhe të merren masa ligjore ndaj shkelësve te ligjit te trafikut te cilët bëjnë kundërvajtje ne trafik. Po ashtu ne kemi zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve ne funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore, duke filluar nga fushatat vetdijsuese përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun”, ka thënë ai.
Sipas Kelanit, Policia gjithashtu, në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe ka ndërmarr masat e nevojshme ligjore duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor.
“Referuar analizave policore në të shumtën e rasteve është konstatuar se deri te aksidentet kanë quar; Tejkalimi i shpejtësisë, Mos mbajtja e distancës, (pra mos respektimi i dispozitave që dalin nga ligji mbi sigurinë në komunikacionin rrugor), gjithashtu edhe gjendja teknike e automjeteve dhe kushtet e rrugës janë nder faktorët tjerë kontribues, por e ritheksojmë që faktori kryesor për shkaktimin e aksidenteve mbetet faktori njeri”, është shprehur Kelani.
Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit të saj, ka apeluar tek te gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe ti respektojnë rregullat qe dalin nga ligji për komunikacionin rrugor, ti respektojnë shenjat, tu shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes, mos të drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, lodhjes apo gjumit, në mënyrë që t’iu shmangen aksidenteve dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni si shqetësim që preokupon si qytetarët tanë, Policinë e Kosovës po ashtu edhe akterët tjerë përgjegjës të kësaj fushe.
“Policia e Kosovës vazhdon të jetë aktive duke përfshirë edhe bashkëpunimin me institucione tjera relevane dhe vetë qytetarët për të ndikuar në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që ndërlidhen me ngritjen e nivelit të sigurisë së përgjithshme në komunikacion duke përfshirë edhe sanksionet që dalin nga ligjet e aplikueshme në vend”, ka potencuar Kelani.
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...