Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve , Kujtim Shala, me rastin e pranimit të Federatës së Shahut të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Shahut uroj drejtuesit e Federatës së Shahut dhe shahistët e Kosovës për këtë të arritur.
Ministri i përgëzon drejtuesit e federatës dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shahut kosovar, nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga MKRS.
“Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Shala dhe ka shtuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar./Arbresh.info/
Seanca për presidentin shtyhet për në orën 14:00
Nagavci thërret opozitën për të votuar presidentin: Shmangni...
Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!
FOL: Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend përbën rrezik për rendin...
Çështja e presidentit, Gashi: Sjellje e dhunshme për ndryshi...
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...