Sipas një fizikani kanadez i cili ka hulumtuar në përbërësit e eurokremit të përbërë nga çokollata dhe lajthitë Nutella, ekzistojnë disa arsye përse nuk duhet ta konsumojmë atë për mëngjes apo kohët e tjera të ushqimit gjatë ditës.
Dr Yoni Freedhoff, një specialist i sëmundjes së trashësisë apo obeziteti, ka thënë se Nutella ka më shumë sheqer se lajthi, se sa që i shkruan në përbërje.
Sipas tij, mesatarja e shërbimit të dy lugëve të gjellës me Nutella përmban pesë lajthi, pak qumësht, kakao dhe pesë lugë e gjysmë të çajit me sheqer.
Kompania e prodhimit Ferrero ka ndeshur në probleme me konsumatorët të cilët po i akuzojnë ata për shkak të mos përshkrimit të saktë të përmbajtjes.
Ferrero ka humbur tre milionë dollarë nga padia e një nëne kaliforniane e cila e akuzoi atë për shkak të së njëjtës arsye.
Ju mund të mendoni se po e hani një mëngjes me përbërësit e nevojshëm por vetëm sa e dëmtoni shëndetin tuaj, sidomos të fëmijëve të cilët zakonisht konsumojnë Nutella para se të shkojnë në shkollë.
Sipas fizikanit, Nutella më shumë iu jep helme në trup se sa që iu jep energji./Arbresh.info
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...