Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka shkruar disa fjalë me rastin e 11 korrikut, ditës së masakrës së Srebrenicës.
“Në ditët si kjo duhet të kujtojmë se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe të forcojmë paqen në rajonin tonë”, ka shkruar ai në “Facebook”
Postimi i plotë:
Më 11 korrik e kujtojmë me dhimbje të thellë gjenocidin e kryer në Srebrenicë. Tmerret e 11, 12 e 13 korrikut të vitit 1995 na tronditin edhe sot. Më e rëndë është për familjarët e viktimave që ende, çdo vit, marrin në arkivole eshtrat e bijve, burrave, vëllezërve dhe etërve të tyre.
Në ditët si kjo duhet të kujtojmë se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe të forcojmë paqen në rajonin tonë.
E kaluara dëshmoi se sa të rrezikshme janë ideologjitë ekstreme nacionaliste, ideologjitë që përjashtojnë të tjerët, për shkak të përkatësisë etnike, fetare apo të atyre që i takojnë çfarëdo komuniteti tjetër. HTH
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...