Kryetari i Këshillit Kombëtar nga radhët e Nisma-s, Jakup Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Mustafa i cili ka thënë se demarkacioni nuk është shkencë por është çështje politike.
Në lidhje me këtë Krasniqi ka thënë se parametrat e kryeministrit nuk mund të jenë gjë tjetër përveç parametra të tradhtisë.
Ky është reagimi i plotë i Krasniqit:
KUFIRI PËRCAKTOHET ME PARAMETRA SHKENCOR-PAZARET POLITIKE JANË TRADHTI
Populli ynë ka shumë urti (mençuri) popullore. Njëra nga ato thotë: “Sa të jetosh mëson”! Thuhet se ketë e kishte thënë plaku 70 vjeçar, pasi kishte marrë një mësim nga fëmija 7 vjeçar sesi mund të merret zjarri në shuplakë të dorës!
Neve, qytetarëve të Kosovës shpesh po na bie të dëgjojmë e mësojmë lloj-lloj “xhevahiresh”. E njëra nga këto është “xhevahiri” që këto ditë e tha akademiku – kryeministër?! “Demarkacioni nuk është shkencë, është çështje politikë”!!! Zbulim epokal i cili mund të krahasohet me zbulimin e rrotës, apo jo?!
Kësaj që e ka thënë kryeministri mund t’i themi: Vetëm shkenca e përcakton demarkacionin mbi bazën e parametrave shkencor. Ndërsa, parametrat politik te kryeministrit, nuk mund të jenë gjë tjetër veçse, parametra të tradhtisë!
Të përfundojmë: Parametrat “politik” të kryeministrit e të aleatëve të tij, nuk janë gjë tjetër, veçse përpjekje për t’ju ikur ndjekjeve penale!
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...
17 armë zjarri të sekuestruara në rajonin e Prishtinës gjatë...
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...