Dhurata Hoxha aktualisht është Këshilltare Politike e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku përgjegjësitë e saj mbulojnë politikat e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Para se të emërohej në pozitën aktuale ka qenë Këshilltare e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën pozitë është emëruar që nga marsi 2011 – Dhjetor 2015. Përgjegjësitë e saj kryesore kanë qenë në fushën e sigurisë kombëtare si dhe sundimit të ligjit.
Përvoja e Hoxha përfshinë edhe këshilltare e Ministrit të Punëve të Brendshme që nga tetori 2008 – mars 2011. Ndërsa në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Dhurata ka kontribuar në hartimin e legjislacionit kyç të sigurisë, duke përfshirë edhe strategjitë kryesore të sektorit të sigurisë.
Ajo ka përfunduar studimet master në departamentin e Studimeve të Sigurisë, me koncentrim në sigurinë ndërkombëtare, në Georgetown University në Washington DC. Znj. Hoxha ka përfunduar studimet e saj universitare në Graceland University, ku ajo diplomoi në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike me nderime të larta.
Dhurata që nga viti 1999, ka punuar edhe në ambasadën britanike si Menaxhere e projekeve, si dhe ka punuar edhe në Zyrën amerikane (tani Ambasada e SHBA) në Prishtinë në seksionin POL /ECON, dhe në OSBE.
Hoxha është anëtare e Kryesisë qendrore të PDK-së, si dhe e Kryesisë së PDK-së dega Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit, si anëtare e PDK-së, Dhurata kandidoi për deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Që nga viti 2008, Hoxha është gjithashtu profesoresh jo e rregullt në kolegjin ESLG dhe Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), ku ajo ligjeron lëndët si Terrorizmi dhe Dhuna Politike; Feja dhe Globalizimi, Politika dhe Politikat Publike; Etika në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhe Vlerat dhe Politikat Publike. Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në shumë projekte si konsulente.
Dhurata Hoxha është një kuadër i ri profesional i edukuar në SHBA, me ekspertizë në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është anëtare e Women in International Security (WIIS) me seli në Washington DC. Interesi i saj hulumtues dhe kërkimor përfshin sigurinë ndërkombëtare dhe kombëtare, kërcënimet globale kundër terrorizmit, sigurinë e energjisë, sundimi i ligjit, dhe qeverisja e mirë.
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...
17 armë zjarri të sekuestruara në rajonin e Prishtinës gjatë...
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...