Gjatë orëve të natës të datës 12-13 janar, në rrugën “Nesim Krasniqi” pati ndodhur një vjedhje e rëndë në një shtëpi banimi ku të dyshuar të panjohur, dike tejkaluar pengesa kishin hyrë në shtëpi me ç’ rast kishin demoluar në tërësi dhomat dhe kishin arritur të vjedhin stoli të arta në vlerë rreth 5000 euro.
Ndërsa pas një pune hetimore gjashtë mujore Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar të cilët janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu njoftohet se gjatë intervistës është bërë e ditur mënyra e kryerjes së veprës penale me të cilën ngarkohen dy të dyshuar ndërsa ndaj të tretit është ushtruar kallëzim penal në prokurori për blerje të sendeve të vjedhura.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit me mbiemër Krasniqi janë ndalur nën masën e arrestit policor ndërsa i treti do të procedohet në gjendje të lirë, thuhet në një komunikatë për media.
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...