Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike u bë shqyrtimi i Raportit të Auditimit të përformances, menaxhimi i procesit të pajisjes së nxënësve me tekste shkollore.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se për çdo vit drejtoritë komunale dërgojnë nevojat për tekste shkollore.
“Kam kërkuar nga drejtorit që të raportojnë për stoqet ku shuma për vitin 2015 ka qenë 500 mijë euro për këto stoqe”, tha ai.
Sipas Bajramit është duke u punuar në disa drejtime për këto tekste.
“Projekt dokumenti i ligjit për tekstet mësimore ku ka për qëllim dhënien e të drejtave autoriale ministrisë, pastaj rishikimi i teksteve shkollore ku 86 tekste nga klasa e parë deri të nëntën janë të reja si nga gjuha, gabimet drejtshkrimorë, artistike kurse tekstet e historisë me vendim timin janë duke u rishikuar tek historia e Kosovës, poashtu digjitalizimi i teksteve”, tha ai.

Bajrami tha se ky raport është klasifikuar një ndër raportet më të mira nga auditori.
“Për këto tri vite si në caktimin e stoqeve, kthimin e librave ka reaguar auditori ku ka kërkuar rishikimin i udhëzimit”, tha ai.
Ndërsa përfaqësuesi i auditorit Artan Venhari tha se është shikuar procesi i menaxhimit, monitorimit dhe legjislacionit.
“Në parashikimet buxhetore të Ministrisë së Arsimit ka ndryshuar plani i buxhetit deri tek ai final. Poashtu nëse librat që jepen kthehen ka mundësi që të ruhet buxheti”, tha ai.
Anëtarja e komisionit Synavere Rysha, kërkoi nga ministri që të ketë një mekanizëm ndëshkues për ata fëmijë qe nuk i kthejnë librat dhe që i dëmtojnë.
“Duhet bëtë diçka në këtë aspekt qe librat të kthehen në formë të rregullt. Poashtu mund ta përmirësoni përformancen sa i përket kostos”, tha ai./Arbresh.info
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP